Aktualitet

Të kapur dore për dore, Rita Ora dhe i dashuri i saj bëjnë paraqitjen e parë si çift gjatë premierës së filmit të famshëm

Published

on

Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve mbrëmë teksa ecnin në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Anxhelos.

Këngëtarja dhe regjisori ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa pozonin për fotografët jashtë Teatrit të “Regency Village”.

30-vjeçarja dukej në super formë fizike e veshur me një fustan të bardhë, i cili ishte i çarë anash në pjesën e belit. Ndërsa 45-vjeçari Taika, kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë të mbyllur.

Në fillim të këtij viti, Rita dhe Taika, të cilët nisën të dilnin bashkë që nga muaji mars, i habitën të gjithë kur u fotografuan në momente intime me aktoren tessa Thompson. Ata po qëndronin në një ballkon teksa shkëmbenin puthje pasionante në buzë me njëri-tjetrin.

Ndonëse këto pamje shokuan të gjithë fansat e tyre, Taika ishte i vetmi që reagoi publikisht duke thënë se “nuk ka asgjë të keqe me këto foto”.

Exit mobile version