Connect with us

Aktualitet

“Të riorganizohen gjykatat”, KLGJ letër Ministrisë së Drejtësisë: Të përshpejtohet miratimi i hartës gjyqësore

Published

on

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë me anë të së cilës kërkon përshpejtimin e miratimit të hartës gjyqësore.

KLGJ kërkon riorganizim të gjykatave në të gjithë vendin teksa arsyeton se me hartën e re, zvogëlohet numri i gjykatave në vend.

Sipas KLGJ, propozimi i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë në shtator 2020. Aktualisht janë 22 Gjykata Rrethesh, 6 administrative dhe 6 Apele.

Propozimi i KLGJ, është që nga 34 gjykata të mbeten 15 dhe vetëm 1 Apeli.