Connect with us

Uncategorized

Të trazuar dhe në kërkim të vetes? Ja shenjat e Horoskopit që bëjnë namin kur janë të nervozuar

Published

on

Astrologjia është një fushë e cila na bën të interesohemi të gjithëve qoftë edhe për një moment. Madje, edhe pë rata më skeptikët ndodh që të shfaqin interes për të ditur më shumë për shenjën e tyre të horoskopit.

Liza Gjika, astrologia e njohur ishte e ftuar në D-Night e cila shpjegoi shenjat me rradhë nga ana profesionale dhe sentimentale.

Dashi: Data 1 filloi për Dashin edhe është dita e tyre, pra ka hyrë me këmbë të mbarë. Shikojmë një Dash aktiv, por pak të ngecur në veprime. Grupi i parë dhe i tretë është mirë, ndërsa i dyti pak me ngecje për çeshtje dokumentacionesh, apo punësh. Ana emocionale jo shumë e mirë, paksa e lëkundur.

Demi: Planet e tyre kanë një rrugë të mbarë nga ana profesionale. E ka nisur me pak nervozizëm dhe kjo periudhë është shkak i thashethemeve. Kemi nderime pune dhe dokumentacione në profesionin e tyre.

Binjakët: Puna është mirë, por pak nervozizëm në lidhje me partnerët. Ata janë shenja e ajrit dhe futen te furtuna, vrulli apo rrëmbimi dhe kanë të bëjnë me shenjat e ujit, këtu kemi probleme. Ata mund të marrin valixhet e të largohen, por më pas pendohen. Duhet të jenë të kujdesshëm dhe të vëmëndshëm!

Gaforrja: Kreative dhe me punë të re. Ana erotike është e lëkndur sidomos me shenjat e ajrit, por e kanë gjetur rrugën e tyre dhe presin diçka më shumë. Një shenjë me suksese të përgjithshme.

Luani: Janë në periudha shumë të mira dhe në kohën që dielli afrohet drejt kësaj shenje janë më të zjarrtë dhe më mirë. Edhe pse me disa nga ngatërresa në anën erotike, përsëri gjendja e tyre ka disa ndryshime për një rrugë të drejtë

Virgjëresha: E nis Marsin me disa probleme profesionale dhe është ende e pavendosur se ku do të pozicionohet. Për momentin, ju duhet një analizë dhe e vetmja që ikën me logjikë e jo me instikte. Njerëzit që punojnë me ta i ka pak të nervozuar dhe për këtë duhet të jetë e kujdesshme e mos t’a lëshojë fjalën e fundit të parën se do të ketë pishmanlliqe. Ana sentimentale është e qetë, por pa adrenalinë

Peshorja: Ndihet e pavlerësuar dhe gjërat janë të akumuluara dhe nëse kjo vazhdon Peshorja shkatërron veten. Është shumë e lënduar dhe për të tërhequr vëmendje bën shumë zhurmë. Do ketë momente të mira, por do ngëcin në një klimë jo të pastër. Një Peshore që e ka humbur edhe anën erotike.

Akrepi: Me plane të ndërtuara me stabilitet si nga ana profesionale ashtu edhe erotike. Është moment i mirë për të filluar një biznes dhe nëse e kanë në mendje është një moment i mrekullueshëm

Shigjetari: Shumë i favorizuar, sidomos në dashuri. Shumë oferta pune dhe gjithmonë do të jetë i gatshëm dhe do të ecin shumë mirë gjatë gjithë vitin

Bricjapi: Punët i ka të ndërlikuara dhe do të mbajë 3-4 kunguj në një sqetull. Punojnë dhe investojnë shumë dhe gjejnë krahë të ngrohtë te të tjerët për t’i ndihmuar e për t’iu qëndruar pranë

Ujori: Ndodhen me këmbë në tokë dhe e kanë mbledhur mendjen se çfarë duan të bëjnë. Marrin guxim për të bërë veprime të shpejta si nga profesionale ashtu edhe nga ana erotike

Peshqit: Janë pak konfuz dhe nuk dinë nga t’ia mbajnë. Shikojmë martesa, fejesa e shtim në familje. Janë të dukshëm më mirë nga të gjithë, por jo të gjithë. Disa mund t’i kenë tani disa pak më vonë.