Aktualitet

Temperatura mbi 41 gradë, ISHP: Çfarë duhet të bëni nëse nuk ndiheni mirë

Published

on

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë sërish thirrje për kujdes ndaj temperaturave të lartë që prej ditësh mbizotërojnë në vendin tonë.

ISHP këshillon qytetarët në rast se nuk ndjehen mirë, të kërkojnë menjëherë ndihmë ose të shkojnë në një ambient të freskët. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik këshillon që qytetarët të konsumojnë sa më shumë ujë gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Kujtojmë se temperaturat arritën kulmin ditën e djeshme në Kuçovë, ku termometri shënoi 41,6 gradë celsius.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet që të ketë një luhatje të lehtë të temperaturave, të cilat do të vijojnë mbi 41 gradë Celsius, ndërsa ndryshimi pritet të fillojë nesër dhe sidomos të dielën ku pritet një rënie me të paktën 3-4 gradë Celsius.

“-Nëse nuk ndiheni mirë gjatë një vale të nxehti kërkoni ndihmë, po ashtu kërkoni ndihmë edhe nëse ndiheni të dobët, anksiozë ose keni shumë etje apo dhimbje kokë.

-Shkoni menjëherë në një ambient të freskët.

-Pini ujë për t’u hidratuar.

-Mbani ilaçet nën temperaturën 25 gradë celsius ose në frigorifer.”, shkruan ISHP në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Exit mobile version