Aktualitet

Temperaturat përvëluese në Ballkan/ Vala më e madhe e të nxehtit regjistruar prej dekadash, Turqia dhe Greqia të gjunjëzuara nga zjarret

Published

on

I nxehti përvëlues ka perfshirë këto ditë pjesë të tëra të Europës Juglindore.

Temperatura që kapërcenin 40 gradët janë regjistruar dhe në disa pjesë të Greqisë.

Metereologët presin që në Athina, i nxehti përvëlues të vazhdojë të paktën deri javën tjetër, një ndër më të gjatët që prej mesit të viteve 1980.“Kjo valë është në progres. Është një fenomen i rrezikshëm meteorologjik, sepse diferenca mes temperaturave më të larta dhe atyre më të ulëta nuk është shumë e madhe”, thotë drejtori i shërbimit kombëtar grek të mtereologjisë, Theodoris Coridas.

Greqia prej ditësh është përfshirë nga zjarrë që janë përhapur në disa rajonë të saj duke djegur qindra shtëpi dhe mijëra hektarë pyje.

Turqia po ashtu prej 3 ditësh po përballet nga zjarre që u kanë marrë jetën deri më tani 3 personave.  Situata më e rëndë paraqitet në Antalja ku janë edhe 4 vatra zjarri aktive.

Autoritetet në Serbi, Bullgari e vende të tjera të prekura, raportojnë për situata të ngjashme e bëjnë të shmangen orët e pikut për lëvizje dhe të konsumohen sa më shumë lëngje.

Exit mobile version