Aktualitet

Tentoi të trafikonte 12 vjeçarin e shpallur në kërkim nga familja, arrestohet një 50 vjeçare në Sarandë

Published

on

Një 50 vjeçare me inicialet B.M është arrestuar mbrëmjen e sotme në Sarandë pasi u kap duke trafikuar te miturin nga Bathorja të shpallur ne kerkim nga familja para tre ditësh.

Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e 50-vjeçares B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.

I mituri Ronaldo Tanushi, 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës, u raportua i humbur në FaxNews nga babai i tij Gazmend Tanushi.

12-vjeçari Tanushi u filmua për herë të fundit nga një qytetare në zonën e liqenit teksa së bashku me një person tjetër tentuan t’i vidhnin qenin ditën e djeshme.

Ka qenë babai Ronaldo Tanushi ai i cili raportoi humbjen e djalit dhe u bëri apel qytetarëve që ta ndihmonin nëse do të shihnin gjurmë të tij.

Njoftimi i policise:

Nga Specialistë  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases  B. M, 50 vjec, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, pasi në orën 14.30 të datës 06.07.2021 në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjec, nxënës i klasës së gjashtë, banor në  lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë. Materialet  iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

Exit mobile version