Connect with us

Aktualitet

Tentuan të vidhnin bankomatin me kaçavidë, shoqërohen në polici tre të mitur

Published

on

Tre të mitur janë shoqëruar në polici pasi akuzohen se kanë tentuar të vjedhin një bankomat në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar gjatë natës së kaluar.

Policia sqaron se tre të miturit kanë shkuar në një bankomat në rrugën “Myslym Shyri” dhe me një kaçavidë, janë munduar ta hapin atë për të marrë paratë.

Por, kamera e sigurisë ka filmuar gjithçka, dhe kjo ngjarje ka mbetur thjesht një tentativë për vjedhje.

Tre të miturit janë identifikuar dhe janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.02.2021, rreth orës 01:00, tre shtetas të mitur të moshës 13-14 vjeç, me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat.