Connect with us

Rajoni

Tërhiqen nga gara 26 kandidatë për depute, kishin probleme me ligjin

Published

on

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka certifikuar emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

KQZ e Kosovës konfirmon se nga 47 kandidatët e dënuar në 3 vitet e fundit, 26 prej tyre janë tërhequr nga gara, me subjektet politike që nuk i kanë zëvendësuar deri më tani.

“Nisma, AAK, Lëvizja Vetëvendosje dhe PAI nuk i kanë zëvendësuar kandidatët. Pra janë tërhequr 26 kandidatë. Kandidatët janë nga 15 subjekte politike,” tha kryetarja e KQZ, Valdete Daka.

Ndërkaq, Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor, për të vërtetuar se a është e saktë lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.

“Bazuar në kërkesën e QKZ të datës 18 janar 2021 dhe kërkesës për verifikim të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit, verifikimi i kandidatëve është bërë në bazë të të dhënave që i disponon data baza e KGJK. Në këtë data bazë regjistrohen të gjitha aktgjykimet e plotfuqishme penale nga gjykatat e vendit. Kemi kërkuar nga të gjitha gjykatat e vendit kemi kërkuar konfirmim me shkrim se të dhënat e sistemuara në sistem janë të sakta”, ishte përgjigja e KGJK-së drejtuar KQZ-së.