
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Greqinë sot në mesditë. Epiqendra ishte në Detin Jon në afërsi të zonës Elies.
Tërmeti ra në një thellësi prej 2 km nëntokë dhe lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e Patras.
Mediat greke shkruajnë se nga tërmeti nuk ka persona të lënduar.