
Greqia u godit mbrëmjen e sotme sërish nga një tërmet i fortë. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës tërmeti kishte madhësi 5.9 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në Elasona, në zonën e Tyrnavos, pranë epiqendrës së tërmetit të djeshëm me madhësi 6.
Thellësia e tërmetit ishte 10 km, duke bërë që lëkundjet të jenë mjaft të ndjeshme. Tërmeti i mbrëmjes së sotme ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët në Elasona, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave duke mbushur rrugët dhe sheshet. tpz.al
Tërmeti i djeshëm shkaktoi edhe dëmtime në disa banesa. Ndërkaq, lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në disa qytete të Shqipërisë.