Lajme

Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter “shkund” Korçën dhe Çorovodën

Published

on

Rikthehen lëkundjet sizmike në vend. Sipas EMSC-së, në orën 04:23 të mëngjesit të sotëm, një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter ka shkundur 2 qytetet, Korçën dhe Çorovodën. Mësohet se epiqendra ka qenë 17 km larg Çorovodës dhe 33 km larg Korçës. Lëkundjet kishin  0 thellësi dhe banorët i kanë ndjerë shumë. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme materiale.

 

Më 25 qershor një tjetër tërmet me magnitudë 3.3 goditi Shqipërinë e Mesme. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Shijak dhe Durrës. Ndërsa më 20 maj një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter ra në detin Mesdhe. Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra dhe epiqendra ishte 240 km në jugperëndim të Methonis të Greqisë. Tërmeti që rezultoi tragjik ishte ai i 26 nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 51 viktima dhe mijëra të tjerë u lënduan.

Exit mobile version