Aktualitet

“Tetë mandate janë të vjedhura me sistem”- Ish-ministri i Drejtësisë e shpjegon me shifra: Si u shpërblyen me 11 mandate 30 000 votat e PS-së

Published

on


Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një analizë shifrash të votave që u përkthyen në mandate deputetësh për subjektet zgjedhore, “zbulon” 8 mandate deputetësh që sipas tij janë “vjedhur me sistem”.

Sipas Manjanit, është sistemi zgjedhor, “i dhunuar brutalisht pa konsensus nga pushteti, mjeti i hajnisë së mandateve”.

“30 000 votat e PS, si diferencë me Opozitën u shpërblyen me 11 mandate, kur me vota justifikon vetëm 3 të tilla. Atëhere 8 mandate janë të vjedhura me sistem. Janë si ajo pasuria e pajustifikuar me të ardhura që i kap vettingu. Qartësisht këto mandate i përkasin votave të LSI, dhe PD”, shpjegon Manjani në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë nga Ylli Manjani

Pra që të kuptohemi edhe me shifra.

730 000 votat e opozitës (622 000 të PD dhe 107 000 të LSI) prodhuan në total 63 mandate.

Kurse 760 000 votat e PS prodhuan 74 mandate.

Pra për 30 000 vota diferencë (të cilat blihet pa problem nga pushteti) ndërmjet PS dhe Opozitës që duhet të ishin 3 mandate, aq sa mori PSD.

Por 30 000 votat e PS, si diferencë me Opozitën u shpërblyen me 11 mandate, kur me vota justifikon vetëm 3 të tilla.

Atëhere 8 mandate janë të vjedhura me sistem. Janë si ajo pasuria e pajustifikuar me të ardhura që i kap vettingu.

Qartësisht këto mandate i përkasin votave të LSI, dhe PD.

Dakord që opozita gaboi taktikisht që nuk u fut në listë të përbashkët.

Më së shumti kjo përgjegjësi i takon LSI, e cila rrefuzoi FATALISHT pjesmarrjen në listën e përbashkët!!!

Por sistemi zgjedhor, i dhunuar brutalisht pa konsensus nga pushteti, është mjeti i hajnisë së mandateve.

Exit mobile version