Itali

Toka kthehet në serrë për kultivimin e lëndëve narkotike, dy arrestime

Published

on

Dy sip toke bujqësore, të ndara nga njëra-tjetra,  të përdorura për kultivimin e marihuanës u zbuluan nga Guardia di Finanza në Polignano, në Bari Itali.Policia gjatë dy operacioneve të ndara, gjeti një total prej 60 pemë të larta dhe 18 kontejnerë, të madhësive të ndryshme, që përmbanin marihuanë, të tharë ose jo, dhe fara bimësh për mbjellje. Për më tepër, kërkimet e hetuesve u shtrinë në vendbanimet e dy pronarëve të pronava, të dy nga Polignano, ku u gjetën lëndë të tjera të të njëjtit lloj, prej një totali prej mbi 30 kilogramësh.

 

Të dy personat u akuzuan për “kultivim dhe posedimit të substancave narkotike”: i pari, i arrestua ndërsa po merrej me ujitjen dhe kultivimin e bimëve të marihuanës, dyert e burgut të Barit u hapën për personin tjetër, të dy tashmë do të përballen me akuzat. //telebari//

Exit mobile version