Kronikë

Trafikimi i veprave të artit, 3 në pranga

Published

on

Policia e Durrësit tha se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Antikat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit.

Tre persona janë rënë në pranga pasi trafikonin vepra arti dhe i shisnin kundrejt shumës 18-25 mijë euro secila.

Sekuestrohen dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore.

”Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit:

  1. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit;
  2. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë”,thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.

 

Exit mobile version