Aktualitet

Trafiku i kokainës nga Holanda në Itali, kush është shqiptari, kreu i grupit kriminal dhe tentativa për vrasjen nga grupi të… (Emrat)

Published

on

Krahas dy të arrestuarve në Shqipëri për trafikun e kokainës, në Itali u ekzekutuan edhe 10 urdhër-arreste.

Operacioni i gjerë antidrogë kundër kontrabandës së kokainës në “Palazzi” të rrethit Sant’Eusebio në Cinisello Balsamo (Milano), bëri të mundur goditjen e rrjetit të trafikut. Shqiptarët luanin rolin e furnizuesve të kokainës nga Holanda në Itali.

Organizata kriminale ka treguar, shpjegon policia, se ka një strukturë solide, të organizuar për të promovuar tregtinë e drogës 24 orë në ditë.

Grupi ishte i përbërë nga subjekte të ndryshëm “të punësuar” për “turnet” për shitjen e drogës, për depozitimin e të ardhurave nga shitja, për kujdestarinë, paketimin dhe me rolin e “vëzhguesit”, i cili monitoronte mbërritjen e mundshme të personave të dyshimtë ose patrullimeve të Forcave të Policisë.

Të ardhurat e mëdha të krijuara nga shitja tejkalojnë të paktën 10 mijë euro në ditë, shkruan “La Republica”.

Të arrestuarit, me kombësi italiane dhe shqiptare, besohet se i përkasin një organizate kriminale. Operacioni është vazhdimi i hetimeve të mëparshme, i cili përfundoi në 2016 dhe 2017 me masa parandaluese kundër organizatës kriminale të kryesuar nga Luca Guerra, shefi i menaxhimin të dyqanit brenda “Palazzi” nga Cinisello Balsamo. Arrestimi në Prill 2016 i Guerra, i cili vazhdoi të ushtronte një ndikim të konsiderueshëm nga burgu, çoi në transferimin e menaxhmentit të organizatës tek Giuseppe Sanfilippo, i cili mori përgjegjësinë e plotë për aktivitetet e paligjshme dhe marrëdhëniet me furnizuesit, deri në arrestimin e tij më 5 korrik 2016 për vrasjen e mbetur në tentativë të Marjan Prendit.

Hetimet bënë të mundur identifikimin e një grupi tjetër kriminal, me përkatësi etnike shqiptare, të kryesuar nga Ermal Uruci, si furnizues i drogës për italianët. Përveç disa transaksioneve të drogës të përfunduara midis shqiptarëve dhe italianëve, në 13 nëntor 2016 një ngarkesë droge nga Holanda, 8.6 kg kokainë e destinuar për në sheshin në Milano, u kap në vendkalimin Mont Blanc. Atë ditë u arrestua korrieri shqiptar.

Gjatë veprimtarisë hetimore, u kryen gjithashtu 7 arrestime duke përfshirë pjesëmarrësit kryesorë në organizatën kriminale italiane, dhe sekuestrimin e rreth 10 kg kokainë.

Dy shqiptarët e arrestuar sot në Itali, do të ekstradohen drejt shtetit italian.

Exit mobile version