Aktualitet

Tragjike/ Digjet një banesë në Vlorë, asfiksohet 50-vjeçarja e paralizuar

Published

on

Zjarr në një banesë në lagjen “28 Nlntori” në Vlorë. Si pasojë e zjarrit të rënë në një apartament, ka ndërruar jetë e zonja e shtëpisë, dyshohet e sëmurë me paralizë.

Humbja e jetës ka ardhur si pasojë e asfiksisë. Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Exit mobile version