Aktualitet

Tragjike në Itali, mjekët nuk i dhanë shpresë, ndërron jetë pas dhjetë ditësh në koma i riu shqiptar

Published

on

Stiliano Filipi, 29-vjeçari shqiptar që u përfshi në një aksident në Itali ka ndërruar jetë pas 10 ditësh në gjendje kome.

Mediat italiane shkruajnë se nuk ka arritur t’ia dalë. Ai u plagos rëndë në një aksident që ndodhi të premten e 11 qershorit në Dervio.

I riu po vinte nga Bellano me motorin e tij kur u përplas me një furgon në kryqëzimin midis Rrugës Provinciale 72 dhe Sp67 të Valvarrone.

Në momentin kur ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, gjendja e tij dukej e rënduar. I riu u transportua me helikopter në spital. Mjekët nuk i dhanë shpresë miqve dhe familjarëve.

Exit mobile version