Connect with us

Bota

TRAGJIKE/ Sulmi me bombë shkakton së paku 5 viktima dhe 18 të plagosur teksa shtohet dhuna mes bisedimeve për paqe në Afganistan

Published

on

Së paku pesë civilë kanë humbur jetën në një sulm me bombë këtë mëngjes në qytetin jugor afgan Meyvend.

Zëdhënësi i policisë krahinore në Kandahar, Jamal Nasir Barikzey, njoftoi se eksplozivi u aktivizua derisa kalonte një automjet civil. Ai theksoi se pesë civilë humbën jetën në vendin e shpërthimit, ndërsa 18 persona të tjerë u plagosën.

Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Mes bisedimeve të intensifikuara të paqes dhe njoftimit të tërheqjes së forcave të huaja nga Afganistani, ka pasur rritje të madhe të dhunës.

Afganistani është bastion i një lufte për epërsi midis forcave të qeverisë afgane dhe lëvizjes rebele talebane.