Aktualitet

“Tre Luanët” mposhtin Ukrainën dhe gjejnë Danimarkën në gjysmëfinale të Euro 2020

Published

on

Quajeni Evropianin e rekordeve. Jo se Anglia fitoi 4-0 ndaj Ukrainës dhe kaloi në gjysmëfinale, por sepse të paktën 3 rekorde u vendsoën në ndeshjen e luajtur në Romë. Tre Luanët do të përballen me Danimarkën të mërkurën.

Anglia gjeti goli shumë shpejt. Katër minuta i mjaftuan Anglisë. Ishte Harry Kane që shënoi për Tre Luanët. Ylli i Spurs kapi në befasi mbrojtjen ukrainase dhe nuk fali. Anglia pati edhe dy mundësi të mira, por portieri ukrainas u kundërpërgjigj mirë. Ukraina ishte e paqartë në daljet e saj.

Me të nisur e dyta, Maguire gjen golin e dytë pas një goditje të bukur me kokë. Luke Shaë perfekt me atë krosim. Pas 4 minutash është sërish Shaë që kroson dhe Kane nuk fal me kokë, duke cuar shifrat në 0-3. Tre gola për kapitenin anglez në këtë Evropian.

Në 63’ vjen edhe goli i katërt. Pas një goditje këndi, Henderson shmanget bukur dhe realizon me kokë. Goli i parë për të me kombëtaren angleze pas 61 paraqitjesh, duke filluar nga viti 2010.

Kurrë më parë nuk ishin realizuar tre gola me kokë në një ndeshje Evropiani. Shkon në 30 gola me kokë Euro 2020, një tjetër rekord. Ndërsa mesatarja e golave arrin 2.80, sërish një rekord.

Pesë ndeshje radhazi pa pësuar gol në një kompeticion madhor për Anglinë. Kurrë më parë nuk ishte arritur kjo. Katër fitore, 1 barazim dhe 8 gola të shënuar, një bilanc për tu pasur zili.

Exit mobile version