Aktualitet

Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Published

on

Mjeku i njohur Tritan Kalo prej ditës së sotme nuk do të jetë më pjesë e Komitetit të Ekspertëve për Covid-19.

Duke iu referuar kritikave të shumta që janë bërë mbi Komitetin, Kalo shprehet se shumë prej tyre u janë premtuar projekte dhe poste, në rast se ndryshon qeveria në 25 Prill.

Kalo shprehet se vendin e lënë bosh prej tij në Komitet mund ta marrë secili prej këtyre kritikëve, ndërsa thotë se dhe njëherë tjetër politika ia doli që të përçajë mjekët.

Mjeku i njohur i infektivit thotë se ai vazhdimisht ka theksuar se Komiteti ka pasur rol këshillimor, dhe jo vendimmarrës, ashtu siç preferon që ta bëjë të duket qeveria, kur do të heqë përgjegjësinë nga vetja e saj.

Exit mobile version