Connect with us

Aktualitet

Tronditet Fushë Kruja! I vendosin tritol për herë të dytë, Arben Pllumi tregon dyshimet: Kam prishur një miqësi… Për pasojë, fatmirësisht nuk kishte asnjë të lënduar pasi prej kohësh në shtëpi nuk jeton askush sepse Pllumbi bashkë me vajzën 22-vjeçare dhe djalin 18-vjeçar, janë shpërngulur në qytetin e Krujës.

Published

on

FUSHË KRUJË- Qetësia e orëve të vona të mbrëmjes u prish dje në Fushë Krujë, pas një shpërthimi tritoli të ndodhur në oborrin e banesës së 48-vjeçarit Arben Pllumbit. (LEXO KËTU)

Për pasojë, fatmirësisht nuk kishte asnjë të lënduar pasi prej kohësh në shtëpi nuk jeton askush sepse Pllumbi bashkë me vajzën 22-vjeçare dhe djalin 18-vjeçar, janë shpërngulur në qytetin e Krujës.

Pronari i banesës është shprehur se dyshon që autorët e vendosjes së tritolit janë disa persona me të cilët ka prishur miqësi vite më parë, ndërsa pretendon se nuk ka konflikte të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është e dyta herë që në banesë e tij vendoset lëndë plasëse, pasi episodi i fundit u shënua më dy tetor të vitit lamë pas. Ngjarje që u ndoq me vendosje tritoli edhe në shtëpinë e vëllait në Krujë ku pati vetëm dëme materiale. Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ka nisur hetimet dhe deri më tani ka shoqëruar disa persona në Komisariat. Dyshohet se këta të fundit mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.