Showbizz

Tuna shfaqet për herë të parë pas lajmeve për ndarjen nga Patrisi

Published

on

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit. E gjithë kjo nisi nga fakti se Tuna hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit duke e lënë Tian Sejdi. Gjithashtu, këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjek në këtë rrjet social.

Kështu menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit. E madje nga ky i fundit nuk mungoi edhe një përgjigje publike për veprimin e Tunës. Ai publikoi në Instagram një video duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi: “Tian Patris Berisha”. Në këtë mënyrë ai ju rikujtoi edhe një herë të gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në Instagram e që do të ketë gjithë jetën.

Këngëtarja ka preferuar të mos jetë aktive gjatë këtyre muajve në rrjete sociale dhe hera e fundit që kishte postuar ishte në nëntor të vitit 2020.

Por së fundmi, Tuna ka publikuar një foto në Instastory, duke treguar se është në Mavror, ku po shijon pushimet e dëborën dhe duket se s’po e vret aspak mendjen nga ndarja.

Exit mobile version