Aktualitet

U akuzua se nuk i ofroi shërbimin shëndetësor inxhinierit Rifat Lalo, flet për herë të parë mjekja Migena Qato: Nuk dua të ndaj detaje nga biseda me…

Published

on

Mjekja e Infektivit, Migena Qato ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e motrave Lalo se ajo nuk i ofroi kujdesin e nevojshëm shëndetësor babait të tyre, i cili ndërroi jetë nga Covidi.

Ajo thotë për News24  se pacienti është paraqitur në spitalin COVID 1, në orën 16:30 dhe është vendosur menjëherë në oksigjeno-terapi.

Mjekja pretendon se skaneri është realizuar 45 minuta pas mbërritjes së pacientit në spital, pra në 17:15.

Ajo shtoi se vajzat e të ndjerit ishin në dijeni për situatën e rënduar shëndetësore të tij, pasi janë telefonuar nga personeli i spitalit.

“Pavarësisht se me detaje do të merren instancat përkatëse, ashtu siç e meriton situata, dua të sqaroj Pacienti ka arritur në ambientet e COVID-1 në orën 16:30. Duke qenë se është paraqitur në gjendje të  rënduar, është vendosur në oksigjeno-terapi. Ka marrë ndihmën e parë, është vlerësuar më pas oksigjenimi në gjak të tij. U desh 40 minuta të arrinim në kushte të duhura, për ta vendosur në skaner.

Pacienti është çuar në skaner për t’u vlerësuar në kushte të rënda respiratore, jo më tepër se 45 minuta pas mbërritjes së tij në spital. Skaneri është realizuar rreth 17:15 minuta. Pas skanerit është vendosur në terapi intensive, ishte gjendje e rëndë që në ardhje dhe u rëndua më shumë në ditët e vazhdim. Nëse pacienti ka ardhur në spital deri 16:30, edhe pse numri rezultonte i fikur, ne e kemi telefonuar zonjat në 17:30 dhe i kemi shpjeguar situatën.

Nuk dua të ndaj detaje nga biseda ime me zonjat. E para, kërkesa e tyre shumë e dyzuar. Ata thonin njëherë për të marrë babain nga Infektivi, fillimisht kanë pasur dëshirën ta marrin dhe më pas nuk kanë dashur. Dhe rekomandimet mjekësore i merrnin nga konsulta jashtë Shqipërisë. Nuk ndryshoj asnjë presje nga ajo që kam thënë.

Çdo sugjerim mjekësor duhet të realizohet duke e pasur pacientin përpara. Këtë gjë ia kam sugjeruar dhe motrave. Pacienti ka shkelur në 16:30, ka filluar menaxhimi i menjëhershëm i pacientit. Nuk dua të përkufizoj fjalë si të pa gënjeshtërta, është mendim i zonjave çdo pretendim. Pacienti është menaxhuar siç e don protokolli COVICD”, tha mjekja.

Exit mobile version