Connect with us

Kronikë

U grumbulluan qindra të rinj pa asnjë masë në koncertin e Noizyt, reagon menjëherë Policia e Shtetit

Published

on

Sot në media u bë publik lajmi se në një lokal në Gjirin e Lalzit, ku këngëtari Noizy po zhvillonte një koncert, ishin grumbulluar shumë njerëz dhe nga pamjet dukej se nuk ishte marrë asnjë masë anti-covid.

Sakaq, ka reaguar menjëherë policia e Shtetit, e cila në një deklaratë për mediat sqaron se subjektit në fjalë me administrator A.E., i është vendosur gjobë 10 milionë lekë të vjetra.

 

Sqarim i Policisë së  Durrësit

 

Në  lidhje me një  lajm të publikuar në  median online se një lokal në Gjirin e Lalëzit që  ushtron aktivitet me muzikë live dhe pa masa Anti Covid sqarojmë se:

 

Aktualisht në të gjithë  qarkun Durrës nuk ka asnjë  lokal me muzikë pas orës 20.00. Lajmi i publikuar i përket  datës 26 korrik dhe për  këtë rast Policia e Durrësit e ka ndëshkuar  administratorin A.E me gjobë 10 milion lekë  të  vjetra dhe në rast përsëritje  me bllokim aktiviteti deri në një vit dhe lajmi është  bërë  publik për median dhe publikun.

 

Më poshtë  njoftimi i dhënë:

 

“Manëz/Durrës

 

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorin e një lokali pasi u konstatua se ushtronte aktivitet me muzikë live në kundërshtim me Aktin Normativ.

 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Njësinë Administrative Manzë, një lokal që ushtronte aktivitet me muzikë live, në kundërshtim me Aktin Normativ.

 

Për këtë subjekt me pronar shtetasin A.E, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

 

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19..”

 

Policia e Durrësit  është  e vendosur për  të  ndëshkuar  cilindo që  shkel protokollet e sigurisë  duke u kthyer në  rrezik potencial për  përhapjen  e COVID-19, dhe fton qytetarët  dhe mediat të  denoncojnë  cdo rast që  mund të  hasin duke ju garantuar reagim të shpejtë  e të paanshëm.