Connect with us

Aktualitet

U kap me një shumë të madhe parash në portin e Durrësit, zbardhet dëshmia e shoferit të furgonit

Published

on

Olsi Sefolli, i cili drejtonte furgonin që vinte nga Anglia, në të cilin u sekuestruan 123 mijë paund ditën e djeshme në “Portin e Durrësit”, është shprehur se nuk mban përgjegjësi për atë që kanë brenda pakot dhe ai bën vetëm transportin e tyre.

“Të japi llogari pronari që ka tre furgona. Unë përgjigjem për pakot dhe gjithçka është e dukshme. Nga ta di unë se çfarë është fshehur. Une paguhem me rrugë, nuk kam një rrogë fikse”, është shprehur ai.

21-vjeçari Sefolli, banues në Hamallaj, u arrestua pasi akuzohet për veprat penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.