Connect with us

Aktualitet

U la i shtrirë për disa minuta në rrugë, ndërron jetë 68-vjeçari në Durrës. Qytetarët: Ambulanca nuk kishte naftë

Published

on

Ka ndërruar jetë personi që qëndroi për disa minuta i shtrirë në lagjen 16 në Durrës, ndërsa qytetarë raportuan në rrjetet sociale, se ambulanca vonoi për shkak se nuk kishte naftë. Policia thotë se shtetasi S.P, 68-vjeç, dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.03.2021, në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është marrë në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.