Aktualitet

U mbajtën 2 ditë në burg vetëm për mesazhe në whatsupp, nis seanca në Gjykatë për 3 kontrollorët. Çfarë ka kërkuar prokuroria

Published

on

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca ndaj tre kontrolloreve Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini. Prokuroria e Tiranës dërgoi pasditen në gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollotëve, ku ndaj Flora Ndrecës ka kërkuar masën arrest shtepie, ndërsa dy te tjerët atë te arrestit me burg.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkepunim. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa akuza përfaqsohet nga prokurorët Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza.

Fax News ka zbardhur dje dosjen e plotë të Prokurorisë ku shihet debati i ashpër mes Flora Ndrecajt, e cila vazhdon të qëndrojë në burg, dhe Kujtim Malkos.

Prokuroria pretendon se personat e arrestuar kanë ndikuar te kolegët e tyre në mënyrë që dhe ata të shpallnin paaftësinë e përkohshme për punë.

Kjo shpallje e përkohshme e paaftësisë nga ana e kontrollorëve çoi në pezullimin e fluturimeve për dy ditë nga Rinasi, ndërsa tashmë situata duket të jetë kthyer në njëfare normaliteti, me rikthimin në punë të disa prej punonjësve të Albcontroll.

Konfliktet mes kontrollorëve dhe qeverisë kanë nisur pas uljes së pagave të kontrollorëve me rreth 60%, me pretendimin e pandemisë, në një kohë që kompania Albcontroll ka zhvilluar njësërë tenderash.

“Kujtimi desh më hodhi nga shkallët, më shtyu, nuk flitet me atë”, lexohet në mesazhin që Flora Ndrecaj i ka shkruar kolegut të saj Florjan Qirjako.

Në dokumentin e Prokurorisë thuhet se nga deklarimet e dhëna prej tyre rezulton se plotësimi i deklaratës së paaftësisë të perkohshme është kërkuar nga drejtuesit e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, shtetasit Flora Ndreca dhe Mujhin Mezini.

Ndër të tjera, në dokument është zbardhur dhe dëshmia e shtetasit Kujtim Malko, i cili ka refuzuar fillimisht të firmoste paaftësinë e përkohshme. Ai madje e ka kërcënuar Flora Ndrecën se do ta hidhte nga Kulla nëse nuk largohej.

“Në datë 06.04.2021 kam marrë një telefonatë nga kolegia Flora Ndreca për t’u ngjitur në kullë. Jam ngjitur në kullë dhe kam gjetur Flora Ndrecën, Ermir Begon dhe Majnald Kodrën. Shtetësja Flora Ndreca më ka pyetur ccfarë do të bëja me plotësimin e formularit të paaftësisë. Unë i kam thënë se nuk do ta plotësoj. Më ka pyëtur përse nuk e plotësoj.. Unë i kam thënë se kjo është puna ime. Debati për plotësimin e formularit ka vazhduar për disa minuta dhe përshkak se nuk lejohet debati në vendin e punës, unë i kam kërkuar që të largohet nga kulla. Në këtë moment ajo më është drejtuar duke më thënë ti nuk je burrë. Në këtë moment i jam përgjigjur zbrit nga kulla, se përndryshe do të hedh,” thuhet ndër të tjera në dokument.

Exit mobile version