Diaspora

U ngulën thikën pas sherrit, Plagosen dy shqiptarë në Spanjë.

Published

on

SPANJË- Dy shqiptarë  të moshave 27 dhe 29 vjeç janë arrestuar pasditen e sotme në Francë pas një sulmi të kryer me thikë ndaj dy bashkëkombasve të tyre.

Media spanjolle Eldiarios.es shkruan se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 janarit, në një zonë parkimi kamionash në Hoznayo të Spanjës.Në sherr janë përfshirë katër persona, ku dy prej tyre kanë ardhur me makinë dhe kanë qëlluar me thikë  dy të tjerët që gjendeshin aty. Njëri nga të plagosurit mori gjashtë plagë me thikë në gjoks dhe shpinë, i cili u shtrua në Spitalin e Valdecilla, në Santander në gjendje kritike për jetën, kurse tjetri u plagos në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Garda Civile menjëherë filloi hetimet për mjetin e përdorur nga atentatorët, në të cilin kanë gjetur armët e përdorura në sulm, dy thika kuzhine me një teh rreth 20 centimetra në të cilat kishte gjurmë gjaku. Po ashtu dyshon se motivi i sulmit mund të ketë të bëjë me kontrollin që të paraburgosurit synonin të kryenin mbi emigrimin e shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitimin pasues që ata mund të merrnin nga një veprimtari e tillë.

Exit mobile version