Aktualitet

U procedua pas pritjes së Bashës, ish-kryebashkiaku i Kavajës: Policia, vegël në duart e qeverisë në ikje

Published

on

Isa Sakja, ish-kryebashkiaku i Kavajës ka reaguar pasi u procedua si organizator për pritjen e djeshme të kreut të PD, Lulzim Basha.

Sakja shkruan në rrjetet sociale se nuk i tremb asgjë.

Sipas tij, policia e shtetit nuk duhet të përdoret “si vegël qorre e qeverisjes në ikje.”

Gjithashtu, ish kryebashkiku shkruan se nuk frikësohet një qytet që lirinë e ka të shenjtë.

Postimi i plotë:

Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha u prit me brohoritje nga një numër i madh qytetarësh pasi mbërriti në Kavajë.

Pas kësaj, policia në kuadër të organizimit për tubim në kohë pandemie ka proceduar penalisht 20 persona.

Mes tyre, si organizator u procedua edhe Isa Sakja.

Po ashtu, në kuadër të respektimit të masave anti-covid për tubimet politike, policia ka gjobitur me shumën 5 milionë lekë Partinë Demokratike.

Exit mobile version