Bota

U shtrua vullnetarisht në psikiatri, 21-vjeçari vret të shtruarit dhe sulmon infermierët dhe policinë

Published

on

Një pacient i shtruar në një spital psikiatrie në Gjermani dyshohet të ketë vrarë dy pacientë të tjerë.

21-vjeçari vetëm dy  ditë më parë kishte shkruar në spitalin e qytetit të Lüneburg, pranë Hamburg, për të marrë ndihmën e parë.

Nga të njoftimet e bëra të deri tani shme nga zëdhënësja e polici së Lueneburg, Antje Freudenberg bëhet e ditur se 21-vjeçari ka sulmuar për vdekje dy pacientët e tjerë meshkuj, 54 e 56 vjeçar pa u gdhirë mëngjesi i sotëm. Ai më pas kishte sulmuar dhe dy infermieret si dhe një oficer policie. më pas kishte sulmuar dhe plagosur dy infermiere anëtare të stafit, si dhe një oficer policie

Një nga infermieret kishte marrë plagë më të rënda.

Disa oficerë policie u paraqitën më pas në klinikën e Lüneburg dhe kur iu afruan të dyshuarit ai raportohet se lëshoi objekte të forta ndaj tyre, duke plagosur një oficer.

Policia tha se kishin përdorur spraj djegës dhe më pas e kishin arrestuar.

Raportimet fillestare sugjerojnë se i dyshuari kishte mbytur për vdekje pacientin 54-vjeçar, ndërsa viktima tjetër ishte dërguar në spital ku dhe kishte vdekur nga plagët.

21-vjeçari ishte shtruar vullnetarisht në klinikë për trajtim, tha zëdhënësja e psikiatrisë Angela Ëilhelm.

Pasi kishin kryer disa procedura normale, stafi e kishte vendosur atë në një zonë të mbyllur për të kuptuar shqetësimin e tij, tha Wilhelm duke shtuar se nuk kishte pasur asnjë sinjalizim se i shtruari ishte rrezik për veten ose të tjerët.

I dyshuari është në paraburgim dhe hetimet vazhdojnë.

Exit mobile version