Connect with us

Aktualitet

U vra për një modele? Nëna e Vilsonit tregon bisedën me “vajzën e Instagramit”: E kanë kërcënuar nga burgu

Published

on

Njohja me një vajzë është shkaku që i ka marrë jetën 28-vjeçarit Vilson Tafçiu një vit më parë, më 28 Janar 2020 në zonën e Astirit në kryeqytet.

Tafçiu u qëllua me pistoletë nga shoku i tij Noel Dishi, pas një sherri që patën me njëri-tjetrin për një modele që kishin njohur në Instagram. 28-vjeçari mbeti i vdekur, ndërsa autori është dënuar me 10 vite burgim.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka intervistuar familjarët e të ndjerit, nënën dhe xhaxhain e Vilsonit, të cilët kanë treguar se si mësuan lajmin e hidhur në momentet e para dhe çfarë u zbulua më pas nga hetimet.

Vajza që mendohet se ka qenë shkak i sherrit, është gjetur nga familjarët e viktimës. Nëna e Vilson Tafçiut ka komunikuar vetë me vajzën në fjalë dhe ka rrëfyer në emision se çfarë i ka thënë ajo për njohjen me djalin e saj dhe autorin Noel Dishi.

Nëna e Vilsonit: Vajza thotë në datë 15 e ka marrë Noeli dhe i ka kërkuar llogari për Vilsonin. Pastaj Noeli, siç i kam të dhënat, ka shkuar të nesërmen në lokal dhe ka sharë, pa qenë në dijeni Soni se e ka telefonuar Noeli vajzën në fjalë pse të ka bërë folloë Soni, shikoni me çfarë vajze jam lidhur unë. Sipas fjalëve, i ka kërkuar Noeli të ketë lidhje me këtë vajzë edhe i ka premtuar që do të hapë edhe një biznes nga paratë e mia. Vajza nuk e ka pranuar, sipas versionit të vajzës. Vajza më thotë ‘unë takim fizik nuk kam pasur, vetëm i ka folur Soni një herë në telefon’.

Kryeplaku i fshatit: Më vjen keq për dy familjet sepse ndoshta dhe ata nuk e kanë dashur këtë punë.

Xhaxhai i Vilsonit: Nuk është vonë për mendimin tim, qeveria t’i vëjë gishtin kokës dhe ata gjyqtarët ta llogarisin si për familjen e vetë. Sikur të ishin fëmijët e vetë, që nuk e dëshiroj, do ta jepnin atë dënim qesharak? Për mendimin tim, kanë marrë para dhe luajnë me gjakun e fëmijës tonë. Këtu nuk do ta lëmë. Sa të ketë shtet do ta kërkoj te shteti. Gjaku i këtij s’do harrohet se s’i kam kusure, as borxh s’ia kam bërë. Se nëse i kam borxh, i lumtë pushka, borxh jo.

Nëna e Vilsonit: Vajza vetëm më thotë, të jetë për të folur keq flas për djalin tënd që s’ka gojë të flasë sot. Nuk flas për Noelin, që i ka bërë edhe kërcënim nga burgu vajzës në fjalë që të dalë kundër Sonit. Djalin e prisja ta martoja ta bëja dhëndër, jo ta varrosja. Dënimi i autorit për mua si nënë është vrasje e dytë.

Spartak Koka: Vajza pranon se ka qenë zanafilla e ngjarjes? Apo ajo pretendon se nuk është dhe ka pasur arsye tjetër, të cilën dhe ju si familje mund ta kërkoni?

Nëna e Vilsonit: Me djalin tim nuk ka pasur asnjë lloj arsye tjetër. Çdo i ri kur e di se ka një problem me tjetrin, në një kohë kur djali ka shkuar thjesht për të pirë kafe si përherë pa asnjë gjë dhe i ka dalë vrasësit me dy duar bosh. Edhe telefonin e ka lënë në tavolinën ku ka qenë duke pirë kafe me gjithë paketën edhe ka dalë jashtë.