Connect with us

Aktualitet

“U zunë për një tavolinë në lokal”, policia sqaron motivin e konfliktit mes dy mësueseve të shkollës ‘Çajupi’, ZVA i pezullon nga puna

Published

on

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm pranë shkollës ‘Çajupi’, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’. Nga njoftimi mësohet se konflikti i djeshëm mes dy mësueseve ka nisur për një vend tavoline në një lokal. Dy mësueset Elida Qenami, 46 vjeç, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, 53 vjeçe, mësuese Historie,  janë zënë fillimisht verbalisht për një tavolinë në lokal në afërsi të shkollës “Çajupi” dhe më pas sherri ka degjeneruar, duke përfshirë edhe familjarët e tyre.

Kjo përplasje çoi në pranga një 39-vjeçar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar në ajër me armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Një 32 vjeçar, i afërmi i shtetases D.T., përfundoi në spital nga dëmtimet e marra dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia procedoi penalisht pesë prej tyre, ndërsa shpalli në kërkim një tjetër shtetas.