Kronikë

Udhëton pa patentë dhe aksidentohet, përfundon në pranga

Published

on

Policia Vendore në Durrës, ka bërë me dije se ka arrestuar një 53 vjeçar, pasi drejtonte një mjet pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Rr., 53 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë, pasi në fshatin Nojë, duke drejtuar mjetin tip “Rexton”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi S. Rr ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprë penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Exit mobile version