Connect with us

Sociale

UKD : Nga shëtitorja “Taulantia” deri në Currila, nuk ka më shkarkime të ujërave të ndotura në det

Published

on

Prej afro një viti nuk ka më asnjë shkarkim të ujërave të ndotura në det. Janë mbyllur përfundimisht të gjitha derdhjet e ujërave të ndotura në det, që shkaktoheshin më parë, kryesisht nga restorantet që gjenden përgjatë vijës bregdetare. Kjo u arrit si rezultat i përfundimit të ndërtimit të një rrjeti të ri të ujërave të ndotura të zonës nga Currilat e shëtitorja “Taulantja” në Durrës, si dhe të Stacionit të Ri të Pompimit.  Të gjitha ujërat e ndotura të zonës mblidhen dhe dërgohen me tubacion tek impianti i trajtimit në Shënavlash. Ky është reagimi që vjen nga UKD, në Durrës.

 

Ky ndërtim u arrit të realizohet me fonde të Bankës Botërore, dhe është marrë tashmë në dorëzim edhe nga Ujësjellës Kanalizime Durrës. Shëtitorja në fjalë po i nënshtrohet së fundmi edhe një investimi të ri për rehabilitimin e saj, me fonde nga buxheti i shtetit.

Megjithatë, ka raste kur ka reshje të mëdha shiu, ujëra të ndotura, derdhen  në det vetëm në një vend, afër Stacionit të Ri të Pompimit, në pjesën “përballë dy kullave” të Shëtitores “Taulantja”. Sipas UKD, kjo derdhje në det, bëhet verëm kur ka reshje të forta shiu, sepse në këtë pjesë si dhe në pjesë të tjera të qytetit të Durrësit, kanalizimet e ujërave të shiut janë shpesh bashkë me ujërat e ndotura, ndaj kur ka reshje të forta shiu këto kanalizime mbushen shumë, sa një pjesë shkarkohen në det. Për të ulur nivelin e ujit në këto kanalizime, në Stacionin e Ri të pompimit është ndërtuar një portë manovrimi që mundëson që në raste reshjesh të forta të shiut, tepricat e ujit të shiut të përzier me ujëra të ndotura, të shkarkohen në det. Situata do të sistemohet tërësisht, edhe për rastin e shirave të forta, me ndërtimin e rrjetit të kanalizime të ndara, veç për ujërat e shiut e veç për ujërat e ndotur. Do të duhet një investim i ri në të ardhmen, për të kryer këtë ndarje.