Connect with us

Aktualitet

Ulen temperaturat, por era rrit rrezikun për përhapjen e zjarreve, sinoptikania: Si do të jetë moti deri në javën e parë të korrikut

Published

on

Teksa sot është vënë re një ulje e temperaturave, sinoptikania Lajda Porja pohoi se kjo ulje do të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme.

Në një lidhje skype për ‘News24’ Porja tha se për shkak të lagështisë në ajër ndihet edhe i nxehti.

Mes të tjerash Porja tha se deri më 6-7 korrik do të kemi një mot të qëndrueshëm, ndërsa nuk përjashtoi shifrat lokal në zonat veriore dhe verilindore apo dhe breshëri. Sinoptikania nënvizoi faktin se me forcimin e erës rritet edhe rreziku për favorizimin e zjarreve.

“Tërheqja është graduale, por temperaturat e ajrit kanë rënë goxha në mëngjes. Në shumë zona gjatë natës ishte 30 gradë. Dje dhe pardje u shënua 42 gradë në qarkun e Beratit. Në disa zona do të shkojë edhe 34-36 gradë celsius.

Në një pjesë të mirë të qyteteve ndihet goxha i nxehti për shkak të lagështisë së ajrit. Është ndjerë një forcim ere. Por me fuqizimin e erës, rritet dhe rreziku i zjarreve në pyje.

Dita e diel në veriperëndim zona e Velipojës do të jetë 32-33 gradë, ndërsa Gjiri i Lalëzit do të jetë 34 gradë, dhe Vlora po ashtu. Në Sarandë dhe Ksamil do jenë deri në 36 gradë.

Do të presim ulje në ditët e para të korrikut. Reshjet do të shfaqen në zonat e izoluara, Veri-Verilindje të vendit. Nuk përjashtohet mundësia e breshrit.

Deri në datën 6-7 korrik do të kemi një mot të qëndrueshëm”, tha Porja.