Aktualitet

Ulje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Në krahasim me ditët e mëparshme reshjet do të kenë intensitet më të ulët, duke sjellë një përmirësim të situatës me përmbytjet në vend. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

 

Exit mobile version