Aktualitet

Ultimatumi i Ramës për ndërtimet pa leje, nisin procedimet e para në Qarkun e Kukësit

Published

on

Vetëm pak orë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama që kërkoi zero tolerancë për ndërtimet pa leje, në veprim e para u vendos policia e Kukësit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “INFORMALITY 4” u proceduan në gjendje të lirë për ndërtim pa leje 32 qytetarë në këtë qark, nga Kukësi, në Tropojë dhe Has.

Gjithashtu u proceduan për shpërdorim detyre pesë drejtues të urbanistikës dhe inspektorë, të cilët akuzohen se nuk ka kryer detyrën për identifikimin e ndërtimeve pa leje dhe kallëzimet penale përkatëse ne lidhje me këto ndërtime për vitet 2020-2021.

Në total në Kukës, Has dhe Tropojë janë identifikuar 130 ndërtime pa leje.

Exit mobile version