Connect with us

Astrologji

Universi BEKON këto Shenja: Fat në dashuri dhe “lèk me lopata”

Published

on

Dashi
Në dashuri do të shfaqni shumë pretendime dhe kjo gjë, për shkak se po mundohuni të lini pas krahëve të gjitha zhgënjimet me të cilat jeni përballur në të kaluarën. Gjithsesi, mundohuni të mos e vini shumë nën presion, partnerin/en tuaj. Në vendin e punës parashikohen të reja të rëndësishme.

Demi
Kur jeni të përhumbur në mendime, shpesh prireni të izoloheni, por kjo gjë mund t’iu ndalojë që të hapeni më shumë me personat që ju rrethojnë. Kësisoj do ju mohohet mundësia për të marrë sugjerime me vlerë prej tyre. Mos e humbni një mundësi të mirë që do ju ofrohet, për të bërë njohje të reja.

Binjakët
Parashikimet e yjeve flasin për një ditë të rëndësishme, e cila iu projekton drejt një vendi intrigues, sidomos sa i takon fushës së ndjenjave. Do të merrni surpriza të bukura, lidhur me një projekt i cili deri më tani nuk iu bindte.

Gaforrja
Jini më të komunikueshëm dhe më të gatshëm për të bashkëpunuar në vendin e punës, kjo pasi do të jetë e rëndësishme për ti dhënë jetë një projekti të ri. Sa i takon dashurisë, kjo e enjte nuk do të jetë shumë e favorshme.

Luani
Do të jeni të shqetësuar për shkak të një sërë çështjesh lidhur me karrierën tuaj profesionale. Mos e humbni durimin lidhur me strategjitë tuaja, por analizojini me më shumë kujdes, duke ndjekur udhëzimet e bashkëpunëtorëve tuaj. Në mbrëmje parashikohen takime interesante.

Virgjëresha
Në lidhjen në çift do të jeni shumë xheloz dhe kjo për shkak të disa përgjigjeve që po vonojnë të vijnë. Gjithsesi kjo gjë nuk duhet marrë shumë përpjekur. Megjithatë kjo ditë do të hapë mundësi shumë të mira para jush.

Peshorja
Do të jeni mjaft të angazhuar në realizimin e një projekti të ri profesional, i cili do ju shohë të përkushtuar maksimalisht. Mos ngurroni të shfaqni autoritetin tuaj.

Akrepi
Mundohuni të mos jeni shumë kritikë ose mendjemadh, pasi në të kundërt rrezikoni të krijoni shumë armiq përreth. Sfidat nuk do ju trembin, por duhet të rrethoheni nga njerëz pozitiv për të kapërcyer pengesat.

Shigjetari
Gjatë kësaj të enjteje, mund të tërhiqni vëmendjen e një personi me ndikim, i cili do të vlerësojë cilësitë tuaja. Mos u tregoni të rezervuar në dashuri, si dhe tregoni kujdes me fjalët.

Bricjapi
Do të jeni të detyruar të punoni më shumë, për të rregulluar gabimet e kryera nga të tjerët dhe kjo gjë ju shkakton tension të madh. Gjithsesi mundohuni të mos përfshiheni nga ankthi sa i takon situatave familjare, apo atyre të dashurisë.

Ujori
Përmbyllet një muaj i cili ju sugjeron që të veproni me më shumë qetësi dhe përqendrim në vendin e punës, sidomos nëse keni nisur negociata të rëndësishme. Horoskopi i kësaj dite ju fton që të menaxhoni më mirë kursimet tuaja.

Peshqit
Kjo do të jetë një periudhë e shkëlqyer për sektorin profesional, duke arritur të realizoni një sërë projektesh dhe idesh që i mbani në sirtar prej kohës. Në dashuri, këshillohet të mos jeni shumë impulsiv.