Aktualitet

Vaksinimi i mjekëve të spitaleve private, reagon ashpër Lida Shosha: Kur do na vijë rradha? Apo ne shesim domate

Published

on

Mjekja e njohur Lida Shosha ka reaguar shpër ditën e sotme për procesin e vaksinimit dhe lënien pas dore të stafit mjekësor të spitaleve private.

Teksa rikujton se edhe ata janë punonjës të Shëndetësisë, të licensuar sipas rregullave dhe ligjeve, Shosha i drejtohet drejtpërsëdrejti ministes Ogerta Manastirliu duke i thënë se ata kanë shërbyer nonstop madje edhe kur të gjitha pavionet u mbyllën, përvecc infektivit.

“Po mjekët dhe stafi mjekësor i spitaleve private të Tiranës, kur do vaksinohen ?

Apo ne shesim domate. Jemi punonjes te shëndetësise, te licensuar konform regullave e ligjeve te shtetit shqiptar, si gjithë te tjerët. Paguajmë siguracionet, taksat, detyrimet , tatimet një më një, deri tek taksa per barin jeshil qe se shohim gjëkundi e cfarë u teket qeveritarëve.

Zonja ministre, ne kemi shërbyer nonstop, pa mbyll spitalet asnjë ditë, mes covidit, dhe kemi zgjidhur gjithcka kur pavionet tuaja ishin mbyll vec infektivit, QSUT u infektua, e mjekët i cove në shtëpi. Ngarkesa dërrmuese është në Tiranë , ku vijnë pacientët nga gjithë Shqipëria e Kosova.

Kur ju deshën spitalet, ju ofrua gjithcka, tani ca te nënës e ca te njerkës. Janë me mijëra qytetarë që kanë marë shërbime te urgjencave nga me madhoret kirurgjikale e jo kirurgjikale e deri ne konsultat ambulatore multidisiplinare.

Shyqyr qe na zuri dhe e kaluam,si unë si pjesa dërrmuese e stafit, se sinqerisht nga ju,presim vec foto me stetoskop ne dore, nga malet me dëborë. E zhgënjyer,” deklaroi Shosha.

Mjekja e njohur Lida Shosha e ka mposhtur Covid 19 pak kohë më parë, edhe pse gjendja në ditët e saj të para të infektimit ishte e vështirë. Vetë Shosha zbuloi disa ditë më parë se e gjithë familja ishte e infektuar, dhe po përballeshin në terapi intesive me Covid, por që fatmirësisht tashmë duket se çdo gjë është hedhur pas krahëve, dhe mjekja është në gjendje të mirë.

Exit mobile version