Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. Tavo shkruan se populli i Kosovës e rifitoi sovranitetin popullor më 14 shkurt.
Tavo thekson se populli shqiptar do e rifitojë sovranitetin në referendumin e 25 prillit.
Postimi i ish-deputetit të LSI-së Vangjel Tavo:
Neni 2 pika 1 e Kushtetutës:
Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
Populli i Kosovës e rifitoi sovranitetin popullor më 14 shkurt, populli shqiptar do e rifitojë sovranitetin në referendumin e 25 prillit.