Aktualitet

Varianti Delta ‘frikëson’ qeverinë shqiptare, Manastirliu: Po diskutohet mundësia e një doze të tretë vaksine

Published

on

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli me bindje se varianti Delta i Covid, që po alarmon të gjithë Europën, e cila brenda një jave ka njohur një rritje me 10 për qind të rasteve të reja të infeksionit, nuk ka prekur Shqipërinë.

“Ka shkëmbime shumë të mëdha Shqipëria duke u konsideruar si një vend me risk të ulët. Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht në ato vende që nuk duan analizat e PCR. Ajo që ju them me siguri është që ne nuk kemi indikacione që varianti DELTA po qarkullon në vend, por jemi në alert. Po vlerësojmë simptomat, përpos simptomave klasike të variantit të virusit, ka simptoma që varianti i ri i shfaq. Janë të gjithë të alertuar, nëse ka simptoma që ngjajnë me ato të variantit DELTA dhe ajo plus. Nga sinjalet e deritanishme të laboratorëve, ende nuk është kapur sinjal për variantin DELTA. Mostrat që janë të dyshuara, janë aty, për t’u çuar në laboratorët e referencës. Qoftë në Londër dhe në Berlin kemi laboratorë referente, por për momentin rezulton që ky variant s’ka hyrë në Shqipëri”, deklaroi ministrja në një intervistë për ‘Real Story’.

Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ndërsa tha se edhe Shqipëria po diskuton mundësinë e një doze të tretë.

“Shumë vende po e vlerësojnë, s’ka një vendim të konsoliduar për këtë. Po diskutohet fillimisht që të vendosen te grupmoshat dhe shtresat e rriskuara. Dua të theksoj që për sa kohë kemi vaksinime të disponueshme dhe mirë është të vaksinohen grupmoshat e rriskuara”, tha ajo.

“Synimi është të vaksinojmë sa më shumë qytetarë. Në referencë të asaj që përmendët që qytetarët presin shtatorin për vaksinën. Unë i ftoj të bëjnë vaksinën. Nëse ka qytetar që pret shtatorin për t’u vaksinuar, është mirë të vij të vaksinohet dhe të jetë i mbrojtur në shtator”, shtoi më tej ministrja.

Exit mobile version