Connect with us

Politike

Vasili pyet Ramën: Çfarë halli të madh të ka zënë që gënjen kaq trashë për Ndraghetën

Published

on

Zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i është drejtuar me një pyetje Ramës se çfarë halli të madh ka që gënjen kaq trashë për përgjimet e Ndragheta-s.

Duke cituar ambasadorin italian në Shqipëri, i cili një ditë më parë se 2 prokuroritë po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe së shpejti do të ketë zhvillime të rëndësishme, Vasili thotë se Rama gënjen kur shprehet se hetimi dhe përgjimet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Çfare halli te madh ka Rama, qe genjen kaq trashe per Ndrangeten!.

Ambasadori italian tha dje ne Euronews Albania lidhur me pergjimet:

“Ka një bashkëpunim të ngushtë, dy prokuroritë janë duke komunikuar me njëra-tjetrën. Do të ketë zhvillime të rëndësishme së shpejti. Nuk mund të flas me detaje për arsye që ti i imagjinon, por po punohet, dy prokurorët po komunikojë”!

Ndersa SPAK sot informon:

“Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë,’ deklaroi SPAK në një njoftim për shtyp.

Ndersa Edi Rama gënjen e thotë, që hetimi dhe pergjimet s’kanë asnjë lidhje fare fare fare me Shqipërinë.

Çfarë halli të madh ka dhe pse është trembur kaq shumë Edi Rama, që gënjen kaq trashë për Ndrangetën, që është ulur këmbëkryq në mes të Tiranës.tpz.al