Connect with us

Aktualitet

Vendimi absurd/ Gjykata serbe i jep të drejtë ministrit serb që ka fyer shqiptarët

Published

on

Gjykata e Lartë në Beograd i ka dhënë të drejtë ministrit serb, Aleksander Vulin, i cili përdori gjuhë fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve, duke iu drejtuar atyre me “šiptari”. Për këtë ka njoftuar deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi. Ai ka thënë se gjykata ka refuzuar ta shpallë fajtor Vulinin, i cili vazhdimisht përdor këtë terminologji fyese për shqiptarët.

“GJYKATA SERBE I JEP TË DREJTË FYERJES INSTITUCIONALE NDAJ SHQIPTARËVE!TË REAGOJNË BE, SHBA DHE VENDET E RAJONIT, NDAJ KËTIJ PRECEDENTI TË RREZIKSHËM PËR MINORITETET NË BALLKAN. Sot, Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviçit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiçit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese “šiptari” në vend të terminologjisë zyrtare në Serbi: “albanci””, ka shkruar Kamberi.

Ai ka thënë se gjykata i ka dhënë fuqi juridike institucionalizmit të kësaj gjuhe fyese e përçmuese në Serbi, ndërsa ka theksuar se “kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Sllobodan Millosheviçit”. Kamberi ka thënë se vetë ka filluar të ndërmarrë veprime institucionale për këtë.