Connect with us

HOROSKOPI

Vendoset e ardhmja juaj”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë horoskopi

Published

on

Dashi Do sqarohet një çështje pune e cila mund të jetë një fillim i ri apo një ndryshim në këtë periudhe për ju. Në planin personal po ashtu merrni një vendim më në fund për një lidhje ose një ndarje

Demi Do sqarohet një çeshtje vijushmerie ligjore e cila ju hap rrugën drejt nje zhvillimi të ri. Por këto ditë do ndjeni një pengesë të fortë derisa të sqarohet situata

Binjaket Një detyrim i madh ekonomik apo sqarim në ceshtjet ekonomike do bëhet pak i vështirë në ditën e sotme dhe mund t’ju lodhi psikologjikisht

Gaforrja Problem do hasni në marrëveshje apo marrëdhënie me të tjerët sidmos në kushtet apo në mundësinë për tu përshtatur. Do keni antagonizma të fortë edhe në çift ku do sprovohet marredhënia

Luani Një problem që lidhet me punën duhet të sqarohet sot pasi pengesat kanë qënë të mëdha dhe ju duhet të bëni një ndryshim të konsiderueshëm

Virgjeresha Në planin personal dhe në marrëdhenien tuaj me njerëzit e dashur do ketë një kushtëzim apo një pengese të çuditeshme. E rëndësishme është që të sqarohen marrëdhëniet dhe ndjenjat

Peshorja Kjo ditë do ju parapërgatisë për një sqarim të rëndesishëm që do dal i nevojshëm në çeshtje familjare apo në një plan shumë të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen tuaj

Akrepi Duhet të jepni mesazhe të forta dhe të jeni shume strikt në stategjine tuaj që të arrini të keni një fitore në një moment ku pengesat duken sa një mal

Shigjetari Do përpiqeni me sa mundeni të sqaroni të drejtën tuaj në çështjet ekonomike dhe në atë që çfarë prrtendohet të merrni dhe çfarë keni marë deri tani

Bricjapi Një periudhe shumë e fuqishme kjo në jetën tuaj por nese nuk e shikoni në sensin e sqarimit do mbeteni në heshtje dhe në hije të mundësive në shumë aspekte

Ujori Një përmirsim i dukshëm i qëllimeve dhe startegjive tuaja por edhe një mbyllje në vetvete e cila ju kushtëzon apo ndalon të ecni para njëlloj sikur të kishit të bënit me kundërshtar të fuqishëm

Peshqit Miq e njohje të rëndësishme por që në këtë moment do vihen në provë dhe do sqaroni qëllimet e tyre dhe pozicionin apo përkrahjen e vërtetë që do ju japin apo jo.