Astrologji

Venusi tek Binjakët: Paratë dhe dashuria i presin këto shenja

Published

on

Nga data 23/5 deri në 17/6, Afërdita do të jetë tek Binjakët, duke i bërë disa prej shenjave më të komunikueshëm, fleksibël dhe të gatshëm për të kënaqur kuriozitetin e tyre dhe për të takuar sa më shumë njerëz.

SHIGJETARI

Me Venusin tek Binjakët, jo vetëm që do t’ju rritet vetëbesimi por edhe sensualiteti. Sukseset tuaja me seksin e kundërt do të jenë të mjaftueshme dhe kuptohet që është periudha e duhur për t’i dhënë fund vetmisë.

Në fakt, nuk përjashtohet që lidhja juaj të bëhet e qëndrueshme, të ketë diskutime për bashkëjetesë apo të ketë një zyrtarizim.

DEMI

Afërdita që kalon në shtëpinë tuaj të dytë do t’ju kompensojë moralisht dhe materialisht. Jo vetëm që do t’ju bëjë më fleksibël dhe dinak, por gjithashtu do t’ju motivojë për t’u shkëputur nga pozicionet tuaja konservatore dhe për t’i parë gjërat ndryshe në financat dhe romancën tuaj.

Ajo që ju mbetet është të shihni teksa dilni fitimtarë në të dyja fushat. Do të kërkoni mënyra dhe alternativa për të rritur të ardhurat ose për të provuar diçka të re, nëse e keni.

AKREPI

Afërdita shkon në shtëpinë tuaj të 8-të, e ngarkuar me dhurata, materiale dhe romantike, dy fusha që ju interesojnë më së shumti.

Do të përfitoni nga situata të ndryshme dhe nëse qëndroni fleksibël dhe të gatshëm për të kapur mundësitë, atëherë do të fitoni edhe para, të cilat do t’ju mundësojnë të mbuloni detyrimet tuaja imediate, pa prekur atë që keni në krah (nëse keni) ose merak se si do ta përballoni.

Do të merrni gjithashtu marrëveshje ose zhvillime të favorshme nga bankat, fondet e sigurimeve ose zyra e taksave. Nga ana tjetër dashuria do të dalë në pah dhe me shumë mundësi do të tërhiqni një person me të cilin do të ketë kimi.

UJORI

Afërdita në shtëpinë tuaj të 5- të sjell një fllad të freskët në jetën tuaj të dashurisë ose të paktën ju bën të ktheheni drejt dashurisë për të shpëtuar nga çështjet e tjera me të cilat po merreni.

Kërkesa juaj kryesore do të jetë gjetja e një partneri për të kaluar sa më mirë. Nëse tashmë jeni të përkushtuar, është koha ideale për të qetësuar tensionet me partnerin, por edhe për të shijuar jetën duke dalë dhe duke u argëtuar.

Exit mobile version