Connect with us

Kronikë

Vepra të ndryshme penale, 3 në pranga

Published

on

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se po vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ku janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: K. L., 25 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Ç., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale. D. M., 21 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi” pa leje drejtimi dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.