Connect with us

Kronikë

Vepra të ndryshme penale, në prangat e policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim

Published

on

Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se po vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

 

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.12.2020, në Fushë Krujë, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu shtetasi K. L. u konstatua duke mbajtur subjektin e tij të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  në ngarkim të shtetasit E. Gj., për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve K. L. dhe F. L., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.