Connect with us

Lajme

Veshur me të zeza dhe pajisur me kokore, Romeo Veshaj poston foton ku mban në krah Jonida Maliqin . Ja çfarë shkruan

Published

on

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë padyshim një nga çiftet e përfolura shumë së fundmi në mediat rozë. Ata kanë vendosur mos të fshihen më, por ta shfaqin hapur dashurinë e tyre, madje ata janë zhvendosur prej ditësh në jug të Shqipërisë, ku po kalojnë edhe pushimet sëbashku. Pak më parë në Instagram, Romeo ka postuar një foto ku shfaqet sëbashku me Jonidën, të cilën e mban në krah. Ata janë veshur të dy me të zeza, në kokë mbajnë kokore dhe qëndrojnë pranë një motori.

 

“Zero gravito (graviteti zero)”- shkruan Romeo Veshaj krahas fotos.

 

Më herët gjatë një interviste në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Romeo u pyet se çfarë ndjen për këngëtaren.

 

“Po ti sa shumë e do Jonidën?”- e pyeti moderatorja Alketa Vejsiu.

 

“Po më po, ndonjëherë shiu që bie. Sa shumë e dua? E dua shumë Jonidën. Kam hapur edhe dy faqe Jonida Fan Page. Ajo i ka këngëtare fantastike realisht, është këngëtare shumë e mirë, e do e gjithë Shqipëria. Bravo të qoftë, vazhdo kështu,”– u përgjigj Romeno Veshaj.

 

“Po e do e gjithë Shqipëria,”- shtoi vëllai i tij.