
Aktivisti Genc Sejko, ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”.
Sejko publikon pamjet, ku shihet tashmë kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Luljeta Bozo, në vitin 1991.
Në një mbledhje të asaj kohe, propozohet që të ndryshohet emri i Partisë së Punës.
Siç shikohet edhe nga pamjet, inxhinierja Bozo nuk shprehet nëse është dakord që të ndryshojë emri i Partisë së Punës.
Pamjet filmike datojnë në muajin qershor të vitit 1991, kohë kur nisi edhe pluralizmi politik në Shqipëri.