Aktualitet

VIDEO/ “I keni rrujt lekët… Peshku ia ka fut vrapit prej jush!”- Deputeti i Lushnjes ‘shkrin’ deputetët në orën 5 të mengjesit! Basha e Gjiknuri qeshin me lot!

Published

on

Deputeti i PD-së në Lushnjë, Saimir Koreshi, përmes një fjalimi të mbajtur gjatë seancës maratonë në Kuvend, ka çtensionuar skenën e debatave të forta politike, duke dhuruar buzëqesje në sallë si në kampin e majtë ashtu edhe atë të djathtë.

Koreshi u fokusua tek ato që mazhoranca i quan suksese të qeverisjes në shëndetësi, bujqësi, ekonomi, rend dhe siguri, të cilat i “goditi” me një gjuhë të drejtëpërdrejtë dhe zhargon, çka shkaktoi të qeshura në sallë. Vetë kryedemokrati Basha së bashku me socialistin Gjiknuri nuk e mbajtën dot seriozitetin përpara kamerave, duke qeshur me lot.

“Sot laguna e Karavastasë del me humbje. Këtu ka dy gjëra, o ju rruani lekët ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit”, ishte pjesa e fjalimit të Koreshit që shkaktoi të qeshura në sallë.

Pjesë nga fjalimi i deputetit Koreshi:

Ku jetoni ju? Ore në çfarë bote jetoni ju? Lushnja është në ditët më të varfëra. A e dini ju sa ka paguar një njeri për të ndjekur me infermier në shtëpi sëmundjen, sepse të gjithë kanë zgjedhur regjimin në shtëpi pasi u hap fjala se po shkove në Tiranë kthehesh me arkivol.

Nuk të vjen infermieri pa 50 euro dita. Kostot për një të sëmurë kanë qenë 3 milionë lekë. Kjo ndodh, kjo ndodh me të gjithë ju, se thoni arsimi shkolla. Cili arsim? Këtu nuk ka më nxënës se të gjithë kanë ikur në emigrim.

Kjo është situata e sotme, ju jetoni nëpër ëndrra. Ju mendoni se këtu vjen kometa “Halley”. Po, po kështu ,mendoni të gjithë ju! Mendoni se këtu po bëhet nami, se ne jemi eksportuesit më të mëdhenj në botë.

Po të shikoni se çfarë ndodh konkretisht do të kuptoni se ju keni qëndruar gjitë jetën në Tiranë dhe nuk e njihni fare bazën.

Thoni keni bërë peshkim me akciz zero për naftën. Keni shembullin e kënetës së Karavastasë. Shikoni shembullin para tetë vitesh se sa paguhej fitimi në tattime që jepte kjo kënetë. Sot del me humbje. Këtu ka dy gjëra, o ju rruani lekët ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit.

Ju thoni policia. Me cilin polici do të ndiqni krimin ju? Me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap dhe s’kishte guxim të dilte përpara kamerave. Me atë FNSH që të del natën, me atë polici që nuk kanë paguar akoma lekët e mishit nëpër dyqane. Me këtë polici do ta ndiqni krimin ju.

Po si ka mundësi ngjarja më tronditëse në Lushnjë, vriten dhe plagosen 5 persona dhe të gjithë ikin në drejtim të paditur përfshirë dhe policinë.

Exit mobile version